Vdes Natalie Cole, këngëtarja “e paharrueshme” ishte e bija e legjendës Nat King Cole

0

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare, Natalie Cole, këngëtarja e famshme amerikane. Ajo ishte e bija e Nat King Cole, një këngëtar i hershëm që konsiderohet legjendë e Jazzit.

Cole ka lindur më 6 shkurt 1950 dhe qysh në mes të viteve të ‘70 është bërë e famshme si këngëtare“R&B”. Hitet e para të këngëtares kanë qenë “This will be”, “Inseparable” dhe “Our Love”.

65-vjeçarja ka kaluar edhe kriza të shumta me përdorimin e drogës dhe ka qenë e martuar dy herë, me Marvin Yancy dhe Andre Fischer.

Lajmi për vdekjen e këngëtares është konfirmuar nga familjarët e saj. Natalie Cole, kohët e fundit kishte shfaqur probleme me drogën dhe hepatitin që e detyroi t’i nënshtrohej një transplanti të veshkave në vitin 2009.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here