Vdes Artan Dreshaj, një nga studentët më të mirë të Pejës

0

Artan Dreshaj nuk jeton më. Djaloshi nga Peja i cili ishte i diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë (BUDD CHIARI SYNDROME) ka vdekur.

Artani ishte i lindur më 17.07.1989. Ai para disa kohësh u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë për shërimin e së cilës duheshin shuma të mëdha parash.

Duke e parë gjendjen e tij qytetarë nga e gjithë Kosova, kishin filluar aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e tij.

Mirëpo pavarësisht ndihmave Artani nuk mundi që ta përballoj sëmundjen. Ai ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Artan Dreshaj ishte 25 vjeçar. Ai ka qenë njëri ndër studentët  më të dalluar në qytetin e Pejës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here