Vdes aktori i filmit “Harry Poter”

0

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare aktori britanik, Alan Rickman. Aktori i njohur për një sërë rolesh në filma të suksesshëm, më i fundit “Harry Potter”, ka ndërruar jetë sot pas një beteje me kancerin.

“Aktori dhe regjisori Alan Rickman vdiq nga kanceri në moshën 69-vjeçare, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Aktori mbahet mend për rolin e tij në filmin “Die Hard” dhe portretizimin e profesor Snape-it në filmin  “Harry Potter”. Rickman ka luajtur edhe krah Kevin Kostner-it në filmin “Robin Hood” si dhe në ekranizimin e “Parfumi”-t të shkrimtarit gjerman Patrick Suskind.

Në prill të vitit të kaluar, Rickman u martua në mënyrë të fshehtë me Rima Horton, partnerja e tij prej 50 vjetësh.

Alan dhe Rima e kishin nisur marrëdhënien e tyre që në kolegj, kur ai ishte 19 dhe ajo 18 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here