Vdes 116 vjeçarja që konsiderohej si gruaja më e vjetër në botë

0

Ajo që zyrtarisht njihej si gruaja më e vjetër në planet, Jeralean Talley, ndërroi jetë në banesën e saj në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane, shkaku i vdekjes së 116-vjeçares kanë qenë problemet me mushkërinë, për të cilat e moshuara kishte qenë e shtruar së fundi në spital.

Megjithatë e bija, kishte thënë se Jeralean ishte përmirësuar dhe ishte tejet e lumtur që ishte rikthyer në shtëpi, por ndërroi jetë vetëm pak kohë pas daljes nga spitali.

Jeralean Talley lindi në vitin 1899 në Xhorxhia dhe hyri në rekordin “Guinness” në muajin prill të këtij viti, pas vdekjes së Gertrude Ëeaver.

116-vjeçarja vitet e para të jetës i kishte kaluar duke punuar në një fermë pambuku.

Në 1935 ajo u shpërngul në Detroit, ku një vit më vonë u martua me Alfred Talley, i cili vdiq në vitin 1988 në moshën 95 vjeçare. Çifti kishte vetëm një vajzë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here