Vazhdon mjegulla mbi Kosovë

0

Mjegulla e dendur e ka mbuluar një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës, duke vështirësuar në masë të madhe qarkullimin e automjeteve, por edhe të aeroplanëve. Mjegulla ka mbuluar kryesisht Prishtinën me disa fshatra, Fushë Kosovën, Drenasin, Lipjanin, Obiliqin, Malishevën dhe një pjesë të madhe të Gjilanit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mjegull në shumicën e vendeve në Kosovë do të ketë edhe gjatë ditëve të vikendit. Ndërsa kur merret parasyshë që është stina e dimrit, temperaturat po vazhdojnë të jenë relativisht të ngritura, duke shkuar ditën deri në 9 gradë celsius në disa lokacione.

”Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë. Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik”, konsideron Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Mjegulla ka shkaktuar vonesa edhe në fluturimin e aeroplanëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Derisa gjatë javës së kaluar disa fluturime janë anuluar, këto ditë duket se transporti ajror është normalizuar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here