Vatikani siguron qethje dhe rrojë pa pagesë për të pastrehët

0

Të pastrehët në Romë shpejt do të jenë në gjendje të shkojnë në Vatikan për një rruajtje dhe prerje flokësh pa pagesë. Kjo organizohet nga nëpunësi i komitetit social të Papa Francis, duke ndjekur një plan të vitit të kaluar për të instaluar tualete dhe dushe për të pastrehët në një zonë të rinovuar në afërsi të Sheshit të Shën Pjetrit. Shërbimet e reja do të ofrohen çdo të hënë duke filluar më 16 shkurt dhe do të sigurohen nga berberët vullnetarë të cilët zakonisht kanë ditë pushimi të hënave. Bëmirësia do të mbështetet në donacione, duke përfshirë makina rroje, gërshërë, pasqyra dhe karrige, disa prej të cilave tashmë janë dhënë në Selinë e Shenjtë. Kryepeshkopi Konrad Krajewski ka prezantuar planin për të ndërtuar dushe dhe toalete vitin e kaluar. Nëpunësi i komitetit social papnor është frymëzuar nga një bisedë që kishte me një njeri të pastrehë me emrin Franco, sipas një raporti në faqen e internetit të Vatikanit Insider. “Këtu askush nuk vdes nga uria” i kishte thënë ai Krajewskit. “Ju mund të gjeni një sanduiç çdo ditë, por nuk ka vend për të përdorur një banjë dhe për t’u larë”, kishte rrëfyer Franco. Nëntorin e kaluar, filloi puna për ndërtimin e tre dusheve së bashku me WC-të në sheshin e Shën Pjetrit. Krajewski poashtu i ka zgjedhur edhe dhjetë famullitë romake të cilat ishin të njohura për frekuentimin e të pastrehëve për të ndërtuar dushe atje. Papa Francis e ka vënë varfërinë në qendër të axhendës që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here