Vatikani e njeh shtetin e Palestinës

0

Vatikani ka njohur edhe zyrtarisht pavarësinë e Palestinë, përmes një traktati të ri të finalizuar të mërkurën, si kundërshtim ndaj lëvizjeve jopaqësore të Izraelit.

Ky traktat, i cili merret me aktivitetet e Kishës Katolike në territorin palestinez, bën të qartë se Selia e Shenjtë e ka ndërruar njohjen diplomatike nga ajo për Organizatën për Çlirimin e Palestinës në njohjen e shtetit të Palestinës.

Vatikani ka mirëpritur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB të votuar në vitin 2012, i cili fton shtetet e botës që ta njohin Palestinën. Por ky traktat është dokumenti i parë legal i negociatave midis Selisë së Shenjtë dhe shtetit të Palestinës.

“Po, kjo është një njohje se shteti i Palestinës ekziston”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lomardi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Ministria e Jashtme e Izraelit ka shprehur zhgënjim lidhur me këtë zhvillim që erdhi nga Selia e Shenjtë.

“Ky hap nuk promovon procesin e paqes dhe krijon mundësi që lidershipit palestinez, të largohet nga negociatat”, thuhet në mesazhin e kësaj ministrie.

Ky traktat ka përfunduar pak ditë para se presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ta vizitonte Papa Françeskun në Vatikan.

Shteti i Vatikanit, ndërkohë, ende nuk ka ndërmarr ndonjë hap drejtë njohjes së pavarësisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here