Varroset Donjeta Pajazitaj, që u gjet e vdekur në Bjeshkët e Strellcit tri ditë më parë

0

Në Strellc të Ulët të Deçanit, iu dha lamtumira e fundit Donjeta Pajazitajt, trupi i pajetë i së cilës u gjet të enjten e 17 dhjetorit në Bjeshkët e Strellcit.

Pas ceremonisë së varrimit, në emër të bashkëqytetarëve nga Strellci, Hasan Kamaj ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e këtij akti makabër siç tha ai.

Edhe kryetari i komunës Rasim Selmanaj kërkoi nga drejtësia ndriçimin e rastit.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, i kontaktuar përmes telefonit thotë se deri më tash nuk ka të arrestuar mirëpo, sipas tij, njësitet e hetuesisë janë duke punuar intensivisht në disa pista hetimi për zbardhjen e këtij rast tragjik, përcjell televizioni publik. Ibraj thotë se policia në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorinë janë duke e bërë gjithçka që sa më shpejt rasti të ndriçohet.

Faktin se hetimet janë në rrugë të mirë, falë angazhimit maksimal të policisë dhe prokurorisë, përmes telefonit e konfirmoi edhe prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj.

Sipas saj, prokuroria është në pritje të ekspertizave të fundit pas obduksionit nga Njësiti i mjekësisë ligjore dhe pas ekzaminimit mjeko ligjor të cilat do të rezultojnë në përcaktimin e vdekjes dhe identifikimin e kryerësve të këtij akti të shëmtuar.

Donjeta Pajazitaj qe zhdukur 6 javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here