Varrimi i të vrarëve në Kumanovë nesër në ora 17:00

0

Dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, nesër në ora 17:00

Homazhet bëhen në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar në orën 14,oo. Ndërsa Akademia Komemorative fillon në orën 15, 30.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të dëshmorët e rënë në Betejën e Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë nesër homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrën e organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here