Vapë dhe fushatë, vapë dhe gënjeshtra…

0

BRUNILDA ZLLAMI

Filloi vapa dhe fushata! Te dyja me ngjajne njesoj. Kane shume vezullim dhe jane kaq rraskapitese. Ne rrjetet sociale kane filluar gjithashtu te shfaqen dy lloje fotosh, njera e njerezve qe shijojne natyren e diellin, tjetra qe shijojne minimitingjet e buzeqeshjet e stamposura te politikaneve qe duken sikur te kene bere botoks tek i njejti doktor ( i testuar…). Te dyja ndjesite te transmetojne nje lloj optimizmi qe eshte shperndare ne ajer si parfum dehes dhe zbeh trishtimin qe secili mund te mbaje brenda vetes. Po, duhet te gezohemi, shume madje, se politikanet ” na duan”. Eshte pikerisht ky muaj i mjere qe ata kujtohen dhe hapin portofolin ( thesin me mire) per njerezit qe do hedhin voten. Nuk kane turp dhe duken “te lumtur” qe pozojne me qytetarin, fshatarin, te riun, te vjetrin, te pasurin, jetimin, lypesin. Jane te gatshem te zbusin zerin, te kontrollojne impulsivitetin e agresivitetin, te modifikojne arrogancen e injorancen, ta hapin fjaloret e te formulojne fjali qe gati mund te jene edhe te kuptueshme, te bejne prova para pasqyres e te deklamojne me dramacitet. Eshte nje muaj ku ata nuk jane te njejtet qe njohim pjesen tjeter te diteve. Jane ata qe te flasin dhe kane nevoje per ty, per te manipuluar, per te hipnotizuar, per te drejtuar e shtremberuar. Jane ata qe te mbyllin deren ne fytyre e bejne sikur s’te kane pare kurre vetem pak dite pasi mbyllen kutite, jane ata qe shahen ne parlament me gjuhe vulgare e puthen fill pa pasur asnje skrupull. Jane ata qe i njohim aq mire e prape hiqen te ndryshuar sapo fillon e “bekuara” fushate. Eshte nje muaj ku do shohim ngjyra, brohoritje, do degjojme kenge e fjalime, do besojme ne premtime e endrra qe do ikin si vapa me mbarimin e veres. Po presim edhe ndonje ndertim e ndonje shirit te prere me lot gezimi ne sy kete fushate. Nuk duhet ta harrojme kete,sado pak mund te perfitojme dicka qofte dhe e vogel. Kishte muaj e muaj qe rruga e Don Boskos ishte me aq shume gropa sa kot mundoheshe t’iu shmangeshe. Me mire zgerlaqje makinen ne llucen e gropave qe renkonin sa here makina zhytej ne to, sesa te perplaseshe me makinen perballe qe tentonte te bente te njejtat manovrime. Por si e mora vesh qe ishim ne prag te fushates? Rruga u rregullua, ne te vertete, u qep disi dhe ka mundesi te mbaje deri ne fillim te shirave te vjeshtes, por nuk ankohem. Se xhanem po u ankova kush do te degjoje? Po fushata dhe vera sapo kane filluar. Vape dhe genjeshtra ( nuk dua te paragjykoj por pervoja kete ka treguar). Te dyja te ndritshme, te dyja te lodhshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here