Vapa ekstreme ka shkaktuar ngordhjen e mbi 90 kuajve në Australi

0

Temperaturat e larta rekorde, të cilat kanë përfshirë Australinë në dy javët e fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e kafshëve, zjarre pyjore dhe rritjen e numrit të pacientëve në shtëpitë e shëndetit.

Temperatura ekstreme të larta kanë shkaktuar ngordhjen e mbi 90 kuajve të egër. Temperatura, e cila në qytetin Adelaide sillej mbi 46 gradë celcius, është temperatura më e lartë e regjistruar që nga viti 1939 në këtë zonë, përcjell albinfo.ch.

Temperatura me mbi 42 gradë celcius u regjistrua në zonën Alice Springs, temperaturë e regjistruar gjatë muajit janar në këtë qytet australian. Afër një burimi ujor të tharë në Alice Springs u gjetën mbi 90 kuaj të egër të ngordhur. Në disa vende zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të reduktojnë aktivitetet fizike. Thirrja kryesisht u drejtohet të moshuarve, të sëmurëve kronik dhe fëmijëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here