Vandalizohet varri i babait të Hillary Klinton

0

Varri i babait të Hillary Klinton është vandalizuar vetëm pak kohë pasi Hillary deklaroi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA.Kjo ndodhi në varrezat e Pensilvanisë aty ku është varrosur babai i ish shefes së diplomacisë amerikane,ish senatores dhe tani kandidates për zgjedhjet presidenciale dhe njëherit për 8 vite me radhë zonja e parë e SHBA-ve.

Sipas deklaratave të Glenn Thomasit inspektor policia,deklarata për vandalizëm të varrit të babait të zonjës Hillary Klinton është bërë të martën nga Pol MccCloin,një mik i Hillaryt,sipas të cilit kjo ka ndodhur të martën në mes të orës 12-15h30,kohë në të cilën ai nuk ishte në varreza.

Sipas deklaratave guri i varrit nuk ka asnjë grafit,por është nxjerrur dhe se kjo ishte hera e parë që demtohet varri i Hugh Rodham,emri i babait të Hillary Klinton.Kjo koincidon me shpalljen e kandidaturës së zonjës Klinton për zgjedhjet e ardhëshme presidenciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here