Valixhet bëhen gati edhe nga mjekët!

0

DONJETA OSMANI

Fluksit të madh të emigrantëve kosovarë, po iu bashkohen edhe mjekët specialistë të po këtij vendi. Ata po i’a mësyjnë shteteve tjera për një jetë më të mirë dhe perspektivë më të lartë pune.

Mënyra e keqqeverisjes së këtij vendi po i drejton këta mjekë drejt shteteve tjera, duke e shpërndarë dijen dhe përvojën e tyre në ato shtete, kur vendi ynë është ai i cili ka nevojë më së shumti për ta.

Këtë gjë aktuale më së miri e shfaqë edhe seriali vendorë “ Çka ka shpija…” ku njëri nga aktorët i cili luan rolin e mjekut dëshpërohet pasi që kryen punën e tij dhe nuk paguhet atëherë shfaqë paknaqësinë e tij përmes këtyre fjalëve “ tani po thuni pse po ikin doktorrat, ku mos me ikë për Gjermani”.

Kryetari i Federatës sindikale të shëndetësisë Blerim Syla ka thënë se brenda tre viteve të fundit rreth 400 mjekë të specializuar të fushave të ndryshme janë larguar nga vendi.

Kosova ka nevojë për këta specialistë sepse numri i personave me sëmundje të ndryshme po rritet dita-ditës, por duke i pasur mjekët këtu njerëzit e prekur me sëmundje të ndryshme nuk do të udhëtonin jashtë vendit për shërim por do të shëroheshin në vendin e tyre. Kjo do të ndikonte poashtu edhe në kursimin financiar të familjeve që kanë persona të sëmurë brenda tyre.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë ato që duhet të marrin masa për parandalimin e ikjes së mjekëve drejt shteteve tjera. Këto institucione duhet ta marrin seriozisht këtë qështje e cila po bëhet mjaft problematike dhe të punojnë drejt kësaj fushe për të cilën ne kemi shumë nevojë, pra me ofrimin e kushteve adekuate t’i mbajnë këta mjekë larg mendimit për të emigruar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here