Vali, në ndihmë Kumanovës

0

I vetëquajturi Princ nga Gjilani, Vali Corleone, thotë se ka marrë një iniciativë për të ndihmuar familjet e atyre që humbën jetën dhe familjet e atyre që gjenden në burgjet e Maqedonisë, pas konfliktit në Kumanovë.

“Pas shumë thirrjeve që më janë bërë nga populli për ndihmë në Kumanovë dhe për ndihmë të familjeve të atyre që e humbën jetën dhe atyre që gjenden në burgjet e armikut, kam marrë iniciativë që, jo vetëm unë, PrincValentino Corleone, por duhet të ndihmoni të gjithë nga të gjitha trojet e ‘Big Albania’”, shkruan mes tjerash në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për njerëzit e goditur nga tragjedia pas sulmit të policisë maqedonase në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here