Gazetarja Valdete Hajdari Kasapi, nuk kishte pranuar t’i quaj çlirimtarët e UÇK-së “terroristë”

0

Në faqen e krijuar në Facebook në mbështetje të gazetares Arta Tahiri “Me Arta Tahirin”, nga kolegët e saj, sot është postuar një shkrim rënqethës ku vijet në dukje një histori e lavdishme e vitit 2001.

Edhe në këtë rrëfim protagoniste paraqitet gazetarja shqiptare Valdeta Hajdari Kasapi, e cila braktisi studion e lajmeve në TVM2 në transmetim LIVE, sepse nuk pranoi ti quaj çlirimtarët e UÇK-së “terroristë”.

“Historia përsëritet. Në vitin 2001 ishte gazetarja Valdeta Hajdari Kasapi që braktisi studion e lajmeve në TVM2 në transmetim LIVE, sepse nuk pranoi ti quaj çlirimtarët e UÇK-së “terroristë”, ashtu siç dirigjohej nga drejroria dhe redaksia (pjesa maqedonase). Sot, Arta Tahiri ia tregoi udhën të paudhit dhe shovenistit maqedonas Stefan Vllahov Micev. Respekt për këto dy zonja, thuhet në postim, transmeton Zhurnal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here