Valdet Gashi, u vra nga ISIS në përpjekje për t’i shpëtuar disa robër?

0

 

Gazeta zvicerane “20minuten” shkruan se një ndër arsyet e vrasjes së mundshme të Valdet Gashit mund të jetë përpjekja e tij për të liruar disa robër të komunitetit fetar jezid, të cilët Shteti Islamik i trajton si armiq dhe i terrorizon mizorisht. Tobias Huch, politikan i Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP) dhe themelues i organizatës “Ndihma liberale për refugjatë” ka deklaruar “Deri një ditë para vdekjes së Gashit kam mbajtur kontakt personal me të. Qëllimi ishte që të lirohen gratë dhe fëmijët”.

Gashi, sipas Huch, kishte ndërmjetësuar. “Ai ka zhvilluar disa biseda me prijës të Shtetit Islamik. Politikani gjerman ka treguar se Gashi i kishte thënë se për lirimin e robërve ishte motivuar nga një citat i profetit Muhamed ‘Kush e liron një skllav gjatë Ramazanit, atë do e shpëtojë Allahu nga zjarri i ferrit’. Në bazë të këtyre informatave Tobias Huch spekulon se Gashi e kishte dënuar veten me vdekje pas angazhimit të tij për jezidët. Sipas tij prijësit e Shtetit Islamik ose e kanë vrarë vetë Gashin ose e kanë dërguar në front, ku kanë llogaritur se do të vritet. Huch supozon se Gashi mund të ketë rënë viktimë e naivitetit të tij “Ai ndoshta ka dashur të ndihmojë në Siri, por për këtë ai mbase ishte në anën e gabuar të Shtetit Islamik”.

Pak a shumë të njëjtin mendim e përfaqëson edhe Samuel Althof, ekspert i ekstremizmit nga Baseli. Gashi e kishte njoftuar Althofin për idenë e tij për të liruar robër.

Tri gjëra i synonte Gashi së pari lirimin e jezidëve, së dyti shitjen e tyre palës kurde dhe sigurimin e një shume të parave, të cilat ai do t’ia jepte Kalifatit të Shtetit Islamik, së treti ai do të shihej në opinion si çlirimtar dhe jo si terrorist. Kështu supozon dhe spekulon Althof mbi shkaqet e vdekjes së Valdet Gashit – vdekje që ende nuk është e konfirmuar nga burime të pavarura.

“Ndonëse Gashi dëshironte t’u ndihmonte skllevërve, ai nuk është hero – ai i ka arsyetuar krimet e tmerrshme të ISIS-it, i ka minimizuar ato dhe kështu edhe vetë ka shkaktuar vuajtje të viktimave”, deklaroi Althof.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here