Vala shpërblen klientët besnik përmes programit të lojalitetit MANA (Foto/Video)

0

Lideri i telefonisë mobile në Kosovë, Telekomi i Kosovës/Vala, në vazhdën e risive dhe kujdesit ndaj klientëve, lansoi të premtën bashkëpunimin me programin e lojalitetit MANA.

Nga sot, të gjithë klientët e Telekomit të Kosovës, Valës do të shpërblehen me pikë për çdo blerje dhe do të përfitojnë zbritje dhe promocione ekskluzive në produktet e Vala-s.

“Jemi duke transformuar kulturën organizative të Vala për t’u shërbyer sa më mirë klientëve tanë dhe për t’i shpërblyer ata për besnikërinë e tyre. Përmes programit MANA, Vala jo vetëm që do shpërblejë klientët aktual, por, do të kthejë edhe më shumë konsumatorë në rrjetin më të mirë të telefonisë mobile në Kosovë VALA”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës/Vala-s, Agron Mustafa.

“Programi MANA është programi i parë i lojalitetit me partneritet në Kosovë. Kemi nderin që pjesë të programit ta kemi operatorin më të madh mobil në Kosovë, Vala. Përveç Vala-s, kompani tjera pjesëmarrëse janë HIB Petrol, Prince Coffee House, Gentli Shoes, Sach Pizza, SportVision, LightHouse Studio, dhe kompani tjera në të ardhmën”, pohoi Drejtori i Programit MANA, Dren Buja.

Programi MANA është programi i parë i lojalitetit në partneritet në Kosovë. Të gjithë konsumatorët do mund të anëtarësohen falas duke marrë kartelën e anëtarësimit tek kompanitë pjesëmarrëse në program. Anëtarët e programit MANA do mund të grumbullojnë pikë për çdo euro të shpenzuar, kurse pikët e grumbulluara do mund t’i shfrytëzojnë në formë të parave në cilën do kompani pjesëmarrëse.

Regjistrimi në MANA mund të bëhet në të gjitha pikat e shitjes së kompanive pjesëmarrëse, edhe në Vala. Gjatë regjistrimit duhet shënuar numrin e telefonit mobil të Vala-s për të grumbulluar pikë automatikisht në çdo mbushje dhe për të marrë promocione ekskluzive.

Pikët e mbledhura mund të përdoren në vend të parave në të gjitha pikat shitëse të partnerëve të programit MANA. Shembull: Në Vala për të marrë mbushje elektronike me pikët e grumbulluara përmes programit MANA, dërgoni SMS në numrin 50600 dhe vlerën  e mbushjes (1, 2, 5, 10, 15, 20).

Për t’u regjistruar falas apo për më shumë informata vizitoni www.mana.cards.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here