Vala e të nxehtit godet Evropën Perëndimore (foto)

0

Evropën Perëndimore e ka goditur një valë e të nxehtit me rrezik të madh për shëndetin e personave të ndjeshëm dhe me rrezikun e ndotjes së ajrit.

Është kjo e ngjashme me nxehtësinë e vitit 2003 me rrezik të konsideruar për moshat e vjetra.Autoritetet këshillojnë që njerëzit më të ndjeshëm të kenë kujdes,të përshtaten në kushte të të nxehtit dhe të përdorin sa më shumë ujë dhe të rrinë nëpër ambiente të freskëta.

Në Spanjë temperaturat kanë arritur deri në 41 °C,duke vënë pjesë të vendit në rrezik nga zjarret.Në Francë regioni më i nxehtë ishte në Bordo me rreth 40 °C.Në Belgjikë gjatë ditës së sotme temperaturat arritën deri në 35 °C.Punëtorët që punojnë punë të rënda,si mirëmbajtësit e rrugëve,apo ata që punojnë në ambiente të mbyllura kanë shkurtuar oraret prej 1-3 orë në ditë.

Në Angli të martën temperatura arriti deri në 35 ° C.Përveç masave që po mirren në sensibilizimin e opinionit për t’u mbrojtur nga rreziqet shërbili hekurudhor ka marrë masa për zvogëlimin e orareve të trenave për arësye të nxehjes së binarëve./Online

media_xll_7836047

media_xll_7836037

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here