Vajza që vë drejtësinë në futboll dhe në jetën e përditshme

0

Një basketbolliste për  tetë vite me moshat e  Vllaznisë. Më pas gjyqtare  dhe lojtare në kampionatin  e femrave. Fatjona  Borova është e para femër shqiptare  që do të gjykojë ndeshje të çdo  lloji brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në  fillim të janarit ka marrë stemën e FIFA-  s. Me një karrierë në dy sporte të  ndryshme, por edhe si futbolliste ajo  zbret në fushë për të mbajtur drejtësinë.  Njëlloj siç bën në jetën e përditshme  me profesionin e saj. Fatjona Borova  flet për “Shekullin” rreth karrierës së saj  sportive, si gjyqtare dhe çfarë ndryshon  në jetën e saj tani e në vazhdim.

-Fatjona si jeni lidhur me arbitrimin  dhe çfarë ju shtyu të lidheshit me  gjykimin?

-Më ka pëlqyer shumë futbolli kur isha  fëmijë dhe pamundësia e të pasurit  ekipe futbolli femrash atëherë morra  vendimin. Në këto kushte më shtyu  oferta që më bënë për të qenë në një  fushë të blertë edhe pse jo si lojtare,  por si gjyqtare.

-Ka qenë e vështirë të bëhesh  gjyqtare, kur të gjithë janë vetëm  meshkuj në këtë profesion nëse  mund ta quajmë kështu?

-Normale që çdo sport ka vështirësitë e  veta, por me vullnet i hedh çdo vështirësi  poshtë…

-Sa kohë ju ka marrë nga dita për  të qenë gjyqtare?

-Pothuajse gjysme dite për t’u përgatitur  teorikisht dhe praktikisht. Nuk  është e lehtë të jesh gjyqtare paçka se  mund të duket sikur është një profesion  jo i vështirë.

-Ju kanë paragjykuar në fillim, meqë  ishit femër në fushën e lojës?

-Sigurisht që po. Mentaliteti shqiptar  nuk ka pasur besim te forca  e femrës, por me kalimin e viteve po përmirësohet.

-Keni pasur emocione kur keni  zbritur për herë të parë në fushë  si gjyqtare?

-Normal që po. Ka qenë e vështirë.

-Më e vështirë është të gjykosh  një ndeshjeje kampionati femrash,  meshkujsh apo të jesh futbolliste  në fushë?

-Më vështirë të gjykosh kampionatin  e femrave, pasi meshkujt e njohin më  mirë futbollin. Por dhe te femrat sa vjen  e kualiteti rritet dita-ditës.

-Cila ka qenë ndeshja më e vështirë  dhe më e sikletshme në karrierë?

-Skënderbeu-Luftëtari ku për herë  të parë kam qenë asistente në Superligë.  Vetë emocioni i të qenit në  Superligë të vë në siklet, por çdo  gjë shkoi shumë mirë.

-Di që keni qenë edhe futbolliste.  Si është të merresh me këtë sport  dhe ta shohësh edhe si gjyqtare?

-E çuditshme në fillim ka qenë ndryshe.  Më përpara kam qenë arbitre pastaj  futbolliste. Mund të them që është krejt  ndryshe. Përgjegjësia e të qenit arbitre  është shumë më e madhe se e një  futbollisteje.

-Sa ndeshje keni gjykuar deri tani?  -Nuk e mbaj mend me saktësi. Më  shumë se 100 ndoshta. Plot janë përgjatë  8 viteve rresht. Besoj se kanë kaluar  jashtëzakonisht shumë mirë, duke  ditur që një kampionat në çdo kategori  ka shumë takime.

Cila është Fatjona?

Fatjona Borova është asistentja e  parë shqiptare që merr stemën e  FIFA-s. Gjyqtarja e Kolegjiumit të  Shkodrës pritet të debutojë këtë  vit në ndeshjet ndërkombëtare. Ajo  mori stemën e FIFA-s. Borova e cila  ka gjykuar edhe ndeshje meshkujsh  si asistente në 2013, po vijon të ecë  në karrierë që tani është hapur edhe  jashtë Shqipërisë. Në fakt nuk është  se Fatjona Borova gjykon së fundmi.  Ajo tashmë ka disa vjet që merret me  gjykimin. E përqendruar fillimisht tek  ndeshjet e kampionatit kombëtar të  futbollit të femrave, ajo vazhdoi të  gjykonte edhe në ndeshjet e kampionateve  kombëtare të moshave. Por  para se të niste gjykimin, ajo ka luajtur  edhe futboll, çka do të thotë se i  ka elementët e duhur./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here