Vajza që punë ka udhëtimin i ka vizituar pa pagesë afër 50 vende të botës (foto)

0

Kush nuk do dëshironte që puna e tij të ishte të udhëtonte në vende të ndryshme të botës, ndërsa detyra kryesore të bëje sa më shumë foto, dhe të njëjtat t’i postoje në rrjete sociale dhe blogun personal.

Brooke Saward është 23 vjeçe, nga Australia, dhe momentin kur bleu një biletë për Londër, ditën e diplomimit, nuk ka kthyer më kokën pas. Nga Janari i 2014-s, ajo ka udhëtuar e vetme në 50 shtete të ndryshme, që shtrihen në gjashtë kontinente, duke bërë realitet ëndrrën e saj.

Broke8

Kush nuk do dëshironte që të përjetonte përvojat e australianes, që për më tepër rrallë ndodh të fusë dorën në xhep për të paguar? Udhëtimet e saj bëjnë shumë bujë, për faktin që ka 320.000 fansa në Instagram, Facebook dhe Snapchat, ndërkohë që blogu i saj vizitohet nga 950.000 veta në muaj.

Fakti që udhëtimet e saj bëjnë kaq shumë jehonë, bëjnë edhe të mos paguajë për udhëtimet. Agjenci turistike apo hotele të ndryshme i ofrojnë një lloj pagese ose mbulimi për shpenzimet, në rast se ajo u bën marketing në blogun e saj.

“E para punë që bëra, është se studiova blogjet dhe shikova se çfarë ofronin të tjerët dhe çfarë duan njerëzit. Pasi lexova edhe disa këshilla për të pasur një blog të suksesshëm, fillova të shkruaj për udhëtimet e mia. Blogu po ndiqej, njerëzit e pëlqenin, pastaj filluan edhe ofertat. Me paratë që fitoj nga blogu, gjithmonë bëj një tjetër udhëtim, nuk i shpenzoj për diçka tjetër”-, ka deklaruar Brooke.

Broke6

23-vjeçarja ka treguar se nuk preferon pub-et dhe se preferon që natën ta kalojë në hotel duke ngrënë diçka, pasi kështu jep edhe shembullin e mirë. “Nuk kam shumë shpenzime, unë nuk preferoj lokalet e natës. Në darkë dua të jem në hotel, dhe pasi të kem ngrënë diçka, filloj postoj fotot dhe shkruaj në blogun tim. Pastaj, me gjithë ata ndjekës, duhet që të jap një shembull të mirë”, u shpreh Saward, që thotë se kritikat nuk mungojnë nga lexuesit, pavarësisht se mundohet të tregohet e kujdesshme.

Broke7

Duke qenë e vetme në çdo udhëtim, ajo ka harruar kur ka qenë në një takim ose kur ka puthur një djalë për herë të fundit. “Unë po jetoj ëndrrën. Njerëzit mund të paragjykojnë, por unë kam një vit që s’kam dalë me një djalë ose kam puthur një të tillë. Por, edhe ditën kur do kem një lidhje nuk do e bëj publike, pasi mundohem që jetën private ta mbaj larg blogut tim”- tha Saward.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here