Vajza e zhdukur gjendet “tek një shoqe”, ka shkuar pa e lajmëruar familjen

0

Me 20.03.2015 një qytetar shqiptar nga Gjakova kishte raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk kishte njohuri për vendndodhjen e saj. Pasi njësitet policore i kishin nisur hetimet për rastin, dje prindi i vajzës së “zhdukur” është paraqitur në Stacionin Policor-Gjakovë së bashku me bijën e tij të cilën e kishte e raportuar si person të zhdukur. Sipas vajzës, ajo ishte larguar nga shtëpia pa i informuar familjarët dhe kishte qëndruar te një shoqe e saj. Pas intervistimit kjo vajzë është kthyer tek familjarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here