USSH kërkon shkarkimin e Jabllanoviqit

0

Unioni i Studentëve Shqiptarë i ka kërkuar kryeministrit Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

“Jabllanovici së bashku me Listën Sërpska janë duke i pri një udhe të pakthyeshme me mosrrespektimin e institucioneve tona dhe ri-hapjen e plageve të vjetra për të cilat shteti i tyre serb ende nuk ka kërkuar falje kundrejt krimeve të medha që i kanë bërë në Republiken e Kosovës , pa kursyer as gra, fëmijë dhe pleq”, ka theksuar kjo organizatë, me anë të një komunikate  “I bëjmë thirrje kryeministrit të vendit Isa Mustafa që të marrë vendim për shkarkimin e ministrit Jabllanovic, duke mos u bërë  pjesë  e statisfaksioneve të Jabllanovicit për idetë e tij që ende përkasin me vitet e sundimit të egër të baballarëve të tij, duke ia bere me dije kështu Nenin 40, Pikën 2 të Kushtetutës së Kosovës, ku thotë se : Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”.

USSH gjithashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të lëshon fletë-arrest për këto thirrje, siç i ka quajtur, çetnike të tij duke e shkelur kështu me dy këmbë ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës për përqarjen ndër-etnike, e që nuk janë në favor të askujt, e më së paku të komunitetit pakicë që e perfaqëson Jabllanoviqi, në Republikën e Kosovës, shtetit  të pavaruar  tonin dhe të ministrit serb ku jeton dhe vepron.  “Sipas Nenit 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për Nxitje te urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, Jabllanovici mund të dënohet deri në 5 vite me burgim ose gjobë, apo nëse personi në fjalë e keqpërdor poziten e tij zyrtare duke nxitur trazira, dhunë ose pasoja të tjera të renda me kryerjen e veprës së tillë mund të denohet nga 2 deri në 10 vite burgim”, ka shkruar USSH.

Ndersa sa i përket polemikave të fundit rreth Kombinatit të Trepqës, USSH  vlerëson se arsyeja kryesore të ndikimit serb që po vazhdon ta ketë nëpër institucionet e Kosovës  është toleranca e tepruar e klasës politike kosovare, në krye tanimë me Kryeministrin Mustafa. “Mosnjohja e protokollit zyrtar te Republikës së Kosoves dhe emrin e mveshur për shtetin tonë me prapashtesën “Metohija”, bënë që ne të kthehemi në vitet e ’70-ta, kur ende njiheshin me emërtim të papranueshëm për ne. E drejta e lejuar për deklarime të tilla të përfaqësuesve serb, që janë tepër të prekshme ne aspektin shpirtëror të popullit tonë të përvuajtur, veqse i hapën rrugë Serbisë edhe mëtej për kërkimin e të drejtave në qasje të pasurive tona shtetërore dhe ajkës së tyre siq është Trepqa”, ka shkruar kjo organizatë .

Poashtu USSH ka kërkuar edhe heqjen e Kishës Ortodokse nga oborri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.  “Kjo Kishë Ortodokse, me gjithë rrespektin për konfesionin në fjalë, është ndërtuar në vitet e ’90-ta, të kohës së regjimit të egër e fashist Milloshevician dhe si e tillë i bie që nuk ka të drejtë për të qëndruar më gjatë”, ka shkruar USSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here