“Ushtria” e re fantomë urdhëron pushimin e aktiviteteve të Presidencës së Republikës së Iliridës në Maqedoni

0

Me një deklaratë të “Ushtrisë Shqiptare të Iliridës”, njoftohet i gjithë opinioni shqiptar dhe te gjitha forcat tjera, qoftë brenda, qoftë jashtë, se të gjitha kompetencat politike dhe juridike, ato organizative, të cilat i ka patur Presidenca e Republikës së Iliridës, pushojnë së ekzistuari.

SHP i USHI i merr të gjitha punët e këtij institucioni në kompetenca të veta.

Ndalohet çdo aktivitet i ç’farëdo force civile që të veprojë në emër të R. së Iliridës në Maqedoni.

Në kohën dhe në momentin e duhur do të formojë organet civile dhe shtetërore në Iliridë.

SHP i USHi i bënë thirrje për bashkim dhe unitet politikë e luftarakë.

SHP konstaton me keqardhje se as shteti maqedonas dhe as forcat ndërkombëtare, sikundër edhe forcat politike shqiptare nuk po reflektojnë në kërkesën urgjente për ndërtimin e shtetit të Iliridës.

SHP i USH ka urdhëruar që në kohën dhe në momentin më të përshtatshëm të vazhdohet me aksione çlirimtare.

SHP i USHI me deklartën e tyre ka ftuar gjithë shqiptarët e trojeve ku jetojnë shqiptarët që t’i bashkohen kësaj organizate. Ata poashtu ftojnë edhe luftëtarët e tri luftërave kombëtare çlirimtare të bashkohen me USHI, dokumenti është i firmosur nga Komandanti i SHP të Ushtrisë të Iliridës, Dibran SHpati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here