Ushtria e Nigerisë thotë se i shpëtoi edhe 234 femra nga ekstremistët

0

Ushtria e Nigerisë ka njoftuar sot se i ka shpëtuar së fundi edhe 234 vajza e gra nga një fortesë pyjeve e Boko Haram, në verilindje të vendit, përcjellë Associated Press.
Një zyrtar ushtarak ka theksuar se operacioni i fundit u krye të enjten në pyllin Sambisa. Ushtria ka njoftuar se sulmi vazhdon nga fronte të ndryshme dhe përpjekjet janë përqëndruar në shpëtimin e pengjeve dhe shkatërrimin e bazave të terroristëve dhe objekteve të tyre në pyll. Në fillim të javës u shpëtua një grup tjetër nga e njëjta zonë.
Theksohet se më shumë se 677 femra janë lëshuar këtë javë, pasi ushtria nigeriane vazhdon fushatën e saj për të nxjerrur ekstremistët islamikë nga fortesa e tyre e fundit e mbetur në Sambisa.
Nuk është e qartë nëse vajzat e shpëtuara përfshijnë edhe nxënëse nga grupi i rrëmbyer në Chibok një vit më parë. Boko Harami e konsideron shkollimin e vajzave si mëkat. Shumë nga gratë dhe vajzat e rrëmbyera përdoren si skllave seksi dhe mburoja njerëzore.

bring back

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here