Ushtria e fëmijëve të ISIS-it

0

I ashtuquajturi shteti islamik ISIS ka një ushtri të përbërë prej 500 fëmijësh në kampin ushtarak kudo në Siri, kështu është raportuar.

Ky pretendim tmerrues vije nga Ayuub Khan, kreu i Anti-terrorizmit, departamenti i organizatës së inteligjencës së Malajzisë.
Ai tha se disa prej tyre vijnë nga Azia juglindore, të cilëve iu është shpërlarë truri nga ISIS e po ashtu të njëjtit po trajnohen se si të gjuajnë më armë dhe të luftojnë nga afër.
Në muajin maj, zyrtarët kurdë kanë bërë të ditur se grupi terroristë ka ngritur kazerma të veçanta ushtarake në Siri për të trajnuar fëmijët e rrëmbyer të komunitetit Yazidi, një pakicë etnike brenda Sirisë dhe Irakut.
ISIS exectution of Mohammed Said Ismail Musallam, from Jerusalem, supposedly executed by a boy daily mirror grab from shoebat http://shoebat.com/2015/03/10/just-released-video-isis-takes-israeli-mossad-spy-and-shoots-him-in-the-head/

Ai përsëriti se më shumë se 100 fëmijë Yazidi i janë nënshtruar trajnimit ushtarak në Raka, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
ISIS ka rrëmbyer më shumë se 4500 Yazidi në gusht të vitit 2014. Shumë u masakruan dhe mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në rajonin e Kurdistanit.
Children-of-Isis-with-guns
Kjo tregon se sa i dëshpëruar grupi terrorist është që të radikalizojnë gjeneratën e ardhshme të xhihadistëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here