Ushtarët e UÇK-së kanë ditur edhe të qesin flija

0

Shumë ushtarë të UÇK-së gjatë luftës së fundit për liri edhe pa qenë profesionist janë detyruar të luajnë edhe rolin e kuzhinierit. Kjo ka ardhur në shprehje sidomos në ofensivën e dytë kur pjesa më e madhe e popullatës u detyrua nga forcat serbe të zhvendoset nga trojet e veta. Dhe ushtarët e UÇK-së kanë ditur jo vetëm të ziejnë gjellëra por edhe të qesin flija e “kërlane” kur e ka lypë nevoja. Kjo fotografi e publikuar sot nga “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” e dëshmon këtë.  Disa ushtarë të UÇK-së shihen në lokacionin e një shtëpie të djegur të cilët sapo kanë vënë bazat e një flije të mirë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here