Ushtaraku Dritan Demiraj: “Politikanë, kërkoni hetim të pavarur se si u trajtuan shqiptarët e arrestuar në Kumanovë”

0

Ushtaraku shqiptar Dritan Demiraj ka kërkuar nga Qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë që të kërkojnë nga SHBA dhe nga BE që të bëhet hetim ndërkombëtar për trajtimin që organet shetërore të Maqedonisë u bënë shqiptarëve të arrestuar pas konfliktit të Kumanovës. Në një postim në Facebook Demiraj ka thënë se shteti maqedon bëri krime kundër njerëzimit dhe se politikanët shqiptarë duhet që të jenë në krah të popullit. Ndryshe sipas tij populli do ta zgjedhë vetë rrugën e drejtësisë.

Te nderuar miq!

Dje trupat eTRIMAVE tane te tradhetuar arriten ne Kosove.
Mendoj qe ka ardhur koha qe politikanet tane te tregojne dinjitet dhe ti kerkojne bashkesise nderkombetare, BE dhe SHBA-se te fillojne nje hetim nderkombetar per cilesoj: Krime kunder njerezimit, kunder te dorezuarve te luftes, arrestuarve, pasi ka me shume sesa prova qe djemte tane jane ekzekutuar pasi jane dorezuar. Nese Fyrom-i kerkon paqe, atehere ata qe e shkaktuan kete krim duhet te pergjigjen perpara drejtesise.
Te pakten kesaj rradhe politikanet tane, te tregojne se nuk ju dhimbsen karriget e tyre, ti dalin zot pergjegjesise qe kane marre para popullit, perndryshe populli do ta zgjedhe vete rrugen e drejtesise.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here