Ushtaraku Dritan Demiraj e kujton Ibrahim Bashën, jep vlerësim të lartë për të

0

Ushtaraku shqiptar Dritan Demiraj e ka kujtuar kolegun e tij të vrarë një ditë më parë në Lazarat, Ibrahim Bashën. Bile Demiraj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka vlerësuar shumë të nderin. E ka quajtur një specialist të mirë që nuk iu trembej detyrave. Ka thënë që nuk do ta harrojë kurrë.

POSTIMI

Te nderuar miq! Sot mora me hidherim te Madh lajmin e vdekjes se kolegut tone Deshmorit Ibrahim Basha. I pavdekshem dhe I paharruar qofte kujtimi I Tij. ( Dhe kjo per arsye se jam me nje vizite ne SHBA). Ibrahimi per ata qe nuk e njohin ishte nje specialist shume I mire (nga me te miret si specialist xhenioje ne ushtri) qe bente shume shaka, ishte shume punetor dhe kurre nuk I trembej detyrave dhe misioneve te veshtira Shkelqeu ne Afganistan ne dy ture luftimi dhe ne te tjerat para tyre. Padyshim etalon I specialit BOS. Vjet ashtu si shume djem te tjere ju bashkua njesise elite te policise RENEA per page me te mire. Fatkeqesisht u vra ne nje mision qe sduhet te kishte perfunduar ashtu. BOS-i, RENEA, familja e tij ne miqte, shoket dhe vellezerit e Tij, humbem nje koleg, djale, Vella qe sdo ta harrojme kurre. I pavdekshem qofsh Ibrahim Vella. I uroj sherim sa me shpejte shokut Tim te ngushte, bashkesportistit Jetmir Isait dhe kolegut tjeter dhe hakmarrja mbi ata te cilet bene kete krim te tmerrshem u ndeshkofte sa me pare. DD.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here