Ushqime tradicionale kosovare në festivalin e Kielit të Gjermanisë

0

Në festivalin ndërkombëtarë që po mbahet në Kiel të Gjermanisë, për herë të dytë po prezantohet edhe Kosova.

Në këtë festival po marrin pjesë rreth 70 vende të ndryshme nga mbarë bota, ndërsa shteti ynë është duke u prezantuar me ushqime tradicionale dhe prodhime vendore.

Festivali do të qëndrojë i hapur deri më 28 qershor, ndërkaq nga prodhimet kosovare vizitorët mund të gjejnë : suxhuk, birra, djathë, ajvar, pite, fli si dhe prodhime të tjera të përgatitura nga një grup shoqërish shqiptarë. Përveç ushqimeve tradicionale, në këtë festival janë prezantuar edhe veshjet kombëtare.

Kjo inciativë është organizuar nga Mimoza Morina, një bashkatdhetarë që jeton në këtë qytet.  Pa ndihmën e institucioneve por vetëm më përkrahjen e disa biznesmenëve shqiptarë në diasporë, ajo ka bërë që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij festivali shumë të vizituar.

Mimoza Morina punon me refugjatë dhe njëkohësisht është edhe mësuese e gjuhës gjermane në këtë qytet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here