Ushqim tradicional: Si të qitet një bukë e misrit?

0

Dikur më shumë kanë ngrënë bukë të misrit se sa të grurit. Po cila është receta? Përbërësit janë:

  • 250gr miell gruri
  • 250gr miell misri
  • 310ml uje ose qumsht
  • 25gr maja birre
  • 50ml vaj ulliri
  • Kripë
  • pak sheqer

 

Cili është udhëzimi?

Fillimisht duhet vendosur në një enë te madhe miellin e misrit bashkë me atë të grurit, duke i përzier te dy me një lugë, në mënyrë që të homogjenizohen.  Pastaj duhet shkrirë majaneë e birres në ujë të ngrohtë dhe duhet shtuar miellit, duke e punuar brumin me dorë për të pakten 5 minuta. Pas kesaj, duhet shtuar kripën, pak sheqer dhe vajin e ullirit, duke vazhduar sërish përzierjen edhe per disa çaste.

Më pas duhet vendosur brumin te fryhet në një ambient të ngrohtë dhe larg korrenteve të ajrit (psh brenda ne furrën e fikur) për rreth 3 orë derisa të dyfishojë vëllimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk përmban niseshte, nuk është e lehte që përberja të fryhet. Për këtë arsye është mirë të ruhet raporti i dy llojeve të miellit, apo të shtohet doza e atij 00.

Kur të ketë kaluar kjë kohë, duhet ndarëe brumin në 6 pjesë të barabarta, duke i dhënë formë gjatësore, katrore, rrethore etj, dhe duke i vendosur sërish brenda në furrë të ndezur ne 50°C derisa të dyfishojë sërish vellimin (mund te nevojiten rreth 2 orë).

Pjeka duhet të bëhet në 210°C për rreth 20 minuta duke futur brenda në furre dhe një enë të vogël me ujë, që i reziston nxehtësisë, kjo nuk do të lejojë që buka të thahet tepër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here