Ushqim për kafshët e egra

0

Në Bjeshkët e Junikut sot është shpërndarë ushqim për kafshët e egra. Këte e ka bërë me dije drejtori i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina. “Sot në Junik në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve “Ereniku”, të përkrahur edhe nga komandanti i Policisë së Junikut u kemi dërguar ushqim kafshëve të egra, ngase si rezultat i borës së madhe e cila është mbi 1 metër është bërë e veshtirë jetesa e tyre”, ka njoftuar Morina në rrjetin social “Facebook”. “Bjeshkët e Junikut janë tamam rezervat i faunës. Është vendi ku mund ta takosh ariun, drerin, dhinë e egër, derrat si dhe herë-herë edhe rëqebullin”, ka përshkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here