USAID përmes projektit AGRO, grante prej 11.8 milionë eurosh për fermerët

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID në Kosovë do të vazhdojnë bashkëpunimin. Për të diskutuar për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit, Ministri Memli Krasniqi ka takuar sor drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope. U bë e ditur se USAID do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë kosovare, përmes projektit të ri, AGRO, i cili do të fokusohet në dhënien e granteve për fermerët, asistencë teknike dhe në zhvillimin e teknologjisë të nevojshme për sektorin e bujqësisë. Projekti AGRO pritet të lansohet këto ditë, dhe vlera e përgjithshme e tij është 11.8 milionë dollarë. Drejtori i USAID, James Hope vlerësoi angazhimin e ministrisë në mbështetje të fermerëve dhe çmoi shumë bashkëpunimin që kanë si dy institucione. Hope tha se mbështetja e USAID do të vazhdojë dhe projekti i ri AGRO do të jetë në përputhje me programin e ministrisë. Ministri Krasniqi dhe drejtori Hope u dakorduan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme për të shikuar mundësitë e realizimit të përbashkët të disa projekteve, që janë në kuadër të prioriteteve të ministrisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here