Urimi që përloti shumë shqiptarë!

0

Ndër shumë urime që janë bërë në natën e ndërrimit të moteve, mund të shquhet si më prekësi ai i djalit të Sami Ukshinit-Komandant Sokolit.

“Babi gezuar viti i ri 2016,ti sonte ske feste,para teje jan muret e burgut e smund ta ndash asnje gote me mua,por te them qe zemra jote Ari eshte ne qdo qast afer teje dhe te perqafon shume”, thuhet në urimin që ka përlotur shumë shqiptarë.

Ari Ukshini është djali që e ka shkruar këtë urim. Ai shquhet për një lidhmëri të fuqishme me babain e tij, ndjenja të cilat i shprehë rregullisht në Facebook.

Sami Ukshini-Komandant Sokoli është burgosur me një grup të luftëtarëve çlirimtar shqiptar në Kumanovë, në maj të këtij viti derisa janë përballur me forca të panumërta maqedonase.

Ai ka qenë ndër komandantët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë luftës së shqiptarëve për liri më 2001 në Maqedoni dhe ka qenë tmerri i ushtarëve maqedon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here