Urim i pakëndshëm për Atifete Jahjagën me rastin e Vitit të Ri

0

Grafistët në kryeqytet janë kujdesur që qytetarëve që kalojnë nëpër rrugën “Rexhep Luci” t’ia urojnë Vitin e Ri në një mënyrë aspak të zakonshme.

Hiç më pak se portreti i presidentes së vendit, Atifete Jahjgaga është bërë në grafit, me një pamje që e shpërfaq atë në një pozitë shumë të pafavorshme. Në kokë madje i është vënë edhe kapela e Policisë së Kosovës, ku ajo ka punuar para se të marrë nën drejtim shtetin, transmeton Express.

Jo fort larg është bërë në grafit edhe një copë jashtëqitje, me të cilën është shoqëruar urimi për 2016-n.

Autori i këtij grafiti, mbetet anonim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here