UPZ “Ukshin Hoti” vë bazat e bashkëpunimit me Universitetin e 4 nobelistëve

0

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani e Austri, në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit, është takuar me Rektorin e Universitetit të Innsbruck-ut, Prof. Dr. Dr.h.c.mult. Tilmann Märk. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook në takim është diskutuar për bashkëpunim në fushat akademike, dhe “së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, e cila do të realizohet gjatë vizitës që menaxhmenti i këtij universiteti do të zhvillojnë në UPZ”. “Bashkëpunimi me këtë universitet për UPZ-në është një arritje e madhe dhe mundësi e mirë për të përfituar nga përvoja, duke marr parasysh se Universiteti i Innsbruck-ut ka nxjerr 4 Nobelista”, është theksuar në njoftim. Rektori i Universitetit të Innsbruck-ut sipas njoftimit ka premtuar mbështetje të parezervë për konsolidimin e mëtutjeshëm të UPZ-së përmes ofrimit të përvojës, dërgimit të profesorëve vizitorë në UPZ për ligjërim në nivelin Master, bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programit ERASMUS. Rektori i këtij universiteti prestigjioz austriak merret vesh se ka premtuar edhe dy bursa për studentë të UPZ-së në nivelin Master në Universitetin e Innsbruck-ut. Pjesë e delegacionit të UPZ ishte edhe Prof. Ass. Bashkim Zahiti, profesor në UPZ, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues, një kuadër që vjen nga universitetet prestigjioze evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here