UNESCO: Shkatërrimi i Palmiras nga ISIS, humbje për njerëzimin

0

Shkatërrimi i qytetit antik sirian të Palmiras, nën kontrollin i ISIS-it, do të jetë një humbje e madhe për njerëzimin, deklaroi sot drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.

“Palmira është një zonë e jashtëzakonshme e trashëgimisë botërore në shkretëtirë dhe shkatërrimi i saj do të jetë jo vetëm një krim lufte, por edhe një humbje e madhe për njerëzimin”, theksoi Bokova.

Ajo i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së, liderëve politikë dhe atyre fetarë mbrojtjen e këtij qyteti.

ISIS-i mori sot kontrollin e plotë të Palmiras në shkretëtirën siriane.

E ndodhur 210 kilometra në verilindje të Damaskut, e ashtuquajtura ”perla e shkretëtirës”, Palmira ishte një oaz që shërbente si pikë kalimi për karvanet mes Gjirit dhe Mesdheut si edhe udhëkryq i civilizimeve antik.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here