Uk Lushi i pakënaqur me menaxhimin e debatit për Gjykatën Speciale

0

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po administrohet në publikun shqiptar të Kosovës çështja e Gjykatës Speciale. Siç mund të kuptohet nga një postim i tij në rrjetet sociale, duket se ai është nxitur të reagojë nga artikulli i kolumnistit të Kohës Ditore, Enver Robelli, i cili në një shkrim autorial ka akuzuar Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin se po marrin në mbrojtje kriminelët.

Lushi, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, mënyrën e tillë të komentimit e shpallë të parakoshme dhe të paqëndrueshme, meqë sipas tij, drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Sipas tij, në vendet me domokraci e me liri të shprehjes, pronarët e mediave mund të shkojnë edhe në burg për paragjykime e shpifje.

Më poshtë postimi i plotë i Lushtit:

Terminologjia prej prokurorësh dhe gjykatësish por e pambështetur nga fakte dhe prova; gjuha e egër dhe primitive; gjysmë-gënjeshtrat dhe gënjeshtrat të paketuara si fjalë e lirë; mbulimi i agjendave politike si gazetari e fortë; kapardisja si autoritete të gjithëdijshme për secilën temë dhe sidomos drejtësinë; dhe mosreflektimi që akuzat (e pabaza) publike janë armë që vrasin dhe lëndojnë jetë njerëzish.

Mediume të caktuara shqiptare duhet ta dinë që në një shtet të rendit dhe rregullit pronarët dhe redaktorët shkojnë në burg dhe paguajnë miliona euro për botimin e rrenave, shpifjeve, cenimin e padrejtë të reputacionit të njerëzve dhe organizatave.

Sot p.sh. një grafoman në një gazete prishtinase kishte gënjyer sa është i madh duke shkruar që mospranuesit e Gjykatës Speciale mbrojnë të dyshuarit për krime lufte që ende as nuk janë akuzuar porse të cilët “Naltmadhnia e Tij e Ultë” i kishte shpallur tashmë kriminelë (!!!).

Unë që flas shqip si gjithë shqiptarët dhe që publikisht jam deklaruar se do të votoja pro Gjykatës Speciale nuk e kam kuptuar që mosvotuesit për Gjykatën Speciale si e duan ndërkombëtarët janë kundër drejtësisë, por ata dhe ato duan Gjykatë Multietnike Kundër Krimeve të Luftës brenda sistemit judikativ të Kosovës.

T’i lëmë prokurorët, gjykatat dhe sistemin të punojnë. Të jemi përgjegjës. Të shikojmë kah vetja para se të drejtojmë gishtin akuzues nga tjetri. Të punojmë bashkë që të gjejmë zgjidhje për të mirën e shtetit. Demokracia garanton të drejtën të mendosh ndryshe, të zgjedhish sipas vullnetit të lirë, bile edhe të ofendosh, por jo të përgojosh, gënjesh dhe shpifësh.

Nëse vazhdohet kështu dhe nuk pastrohet diskursi publik, kam frikë, që shitja e sapunit për djathë– Zoti e di për çfarë arsyesh apo agjendash– kjo do të na çojë drejt luftës qytetare në Republikën e Kosovës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here