“Ujqit e Putinit” po vijnë në Kosovë

0

Anëtarët e klubit motoçiklistë rusë “Ujqit e natës”, besnik të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë bërë të ditur se po planifikojnë ta vizitojnë Kosovën.

Siç raporton AP, “Ujqit e natës” pretendojnë ta realizojnë këtë vizitë gjatë turneut të tyre në Ballkan.

 “Ujqërit e natës” janë futur në listën e zezë nga vendet e Perëndimit, për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë politikave pushtuese të Putinit në Ukrainë.

Motoçiklistët rusë kanë përfunduar një turne në Serbi dhe republikën serbe në Bosnjë, me pretendim të promovimit të rrënjëve të përbashkëta sllave ruso-serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here