Ujëvara e Mirushës nën mëshirën e fatit dhe të pakos së Ahtisarit!

0

Rrethina e Klinës, identifikohet me Ujëvarën e Mirushës. Stema e Kuvendit Komunal në Klinë, madje, përmban “Ujëvarën e Mirushes,” por autoritetet e kësaj komune nuk kanë bërë asgjë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e kësaj pasurie natyrore.

Gungat e shpeshta  dhe kanalet e mbushura me ujë dhe baltë e përshkojnë rrugën që të shpie tek te njëra nga atraksionet turistike, Ujëvara e Mirushës. Grumbuj mbeturinash dhe plehrash të tjera, ndërkaq, e shoqërojnë hapësirën, ku uji nga malet rrjedhë teposhtë për të mbërritur në tokë. Turizmi në Kosovë nuk ekziston. Ujëvara e Mirushes në rrethinën e Klinës është njëra nga bukuritë e paketa që ofron Kosova. Por bukuritë e Mirushes janë të virgjëra. Ato dora e njeriut nuk i ka prekur fare- qoftë as për të keq- ndërsa era e pakujdesisë ndihet nga larg. Rrethina e Klinës, identifikohet me Ujëvarën e Mirushes. Stema e Kuvendit Komunal në Klinë, madje, përmban Ujëvarën e Mirushes,” por autoritet e kësaj komune nuk kanë bërë asgjë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e kësaj pasurie natyrore. Ujëvara e Mirushes, si pasuri është e ndarë në pronësi të dy komunave, një pjesë i takon Komunës se Malishevës dhe një pjesë Komunës së Klinës. Ujëvara e Mirushës, apo kanioni Mirusha, ky atraksion i vërtetë me përmasa  kosovare, shtrihet  në kilometrin e 5-6 të rrugës magjistrale Klinë-Gjakovë në anën e djathtë të rrugës. Përbëhet prej një serie prej 16 liqesh, të lidhur me  ujëvara impozante, ndërkaq njëra ndër më të mëdhatë arrin lartësinë prej 21 metrave. Kanioni i Mirushës paraqet një zonë të mbrojtur që nga viti 1987 në një sipërfaqe prej 555.79 ha, ku 357.01 i takojnë komunës së Klinës ndërsa 198.78 ha janë pjesë Brenda sipërfaqes territoriale të  komunës së Malishevës. Me gjasë kjo dy përkatësi ka ndikuar në ngecjen e mirëmbajtjes, sepse kanë ekzistuar edhe fërkime në mes të këtyre dy komunave se cila ka pasuri me shumë e cila me pak.

Kanioni i Mirushës nuk ka organ të vetin, i cili do ta menaxhonte këtë bukuri të jashtëzakonshme të Kosovës dhe kjo e bën të shëmtuar hapësirën aty nga mbeturinat e shumta. 15vite pas luftës nuk kemi asnjë lëvizje për të investuar.  Zeqir Morina, drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit, në Klinë, tregon për portalin ONLINE,se me qëllim të  rregullimit ambientit dhe zhvillimit të turizmit që, edhe këto dy komuna, ajo e Klinës dhe e Malishevës, do të kishin përfitim ekonomik, në vitin 1985, nga Enti Urbanistik i Kroacisë në Zagreb, ka qenë i  hartuar një projekt për urbanizmin e  këtij vendi pitoresk, i cili ka qenë i investuar nga Xeherorja e Boksitit të Klinës. Por, për mungesë të mjeteve financiare ku projekt nuk ka arritur që të realizohet. Mirëpo, në bazë të një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe  Kuvendit Komunal të Klinës dhe Malishevës, për mbrojtjen dhe menaxhimin e kaninonit Mirusha, e shpallur zonë e  e mbrojtur, planifikojnë  në realizimin e Planit hapësinore të parkut Natyror Regjional “Mirusha”. Me herët janë ndërmarrë disa masa për mos ndërtimin e objekteve ekonomike, objekteve banesore, vikend objekteve, objekteve të infrastrukturës, ndërmarrja e aktiviteteve në lumë, ndërtimi i pendëve, eksploatimi i rërës, ndërrimi i rrjedhës së ujit, eksploatimi i lëndëve të para minerale, nxjerrja e materialeve nga shtrati i lumit, deponimi i hedhurinave dhe i mbeturinave tjera, prerja e malit dhe e shkurreve përreth, peshkimi në afat prej 3 vjetësh, gjuetia e egërsirave, shkatërrimi i foleve dhe habitateve dhe çdo formë tjetër e dëmtimit të shtazëve dhe shpezëve, mbledhja dhe dëmtimi i llojeve bimore, përveç për nevoja shkencore etj.

 Megjithëse, pushtetarët e kanë braktisur ketë vend të bukur, kjo nuk vlen edhe për qytetarët të cilët e vizitojnë ketë vend të bukur. “ Është shume vend i bukur, sikur dikush tjetër të kishte ketë, do ta shfrytëzonte, te ne, në Kosovë, pushtetarët me shumë janë të interesuar të krijojnë luks për vete se sa të investojnë në ketë pjesë, kjo është një pasqyre e shtetin tonë”, thotë Hilmi Dedaj nga Gjakova që çdo vit vjen për të vizituar ketë vend.

Rruga që të shpie të Ujëvaret vazhdon të jetë në gjendjen e njëjtë, e keqe edhe këtë vit.  Vizitorët, numri i të cilëve është në rënie përditë, do të zhyten dhe djersiten për ta vizituar Mirushën. Një pasuri e braktisur, çfarë është Ujëvara e Mirushes pasqyron denjësisht margjinalizimin e potencialeve turistike të vendit, nga një shoqëri në demilitarizim, siç është kjo e Klinës. Lulzim Berisha nga fshati Volljakë, vetëm 3 km larg Kanionit të Mirushës thotë se, kjo pjesë kërkon një përkujdesje të veçantë. “ Në ketë monument natyror me vlera të larta shkencore, estetike, turistike, ekonomike dhe kulturore,  njeriu është  faktori kryesor fizik dhe kimik i ndotjes. Numri i madh i vizitorëve që çdo ditë vërshojnë në drejtim të  Ujëvarës Mirusha, sidomos gjatë sezonin pranveror  dhe veror, ka ndikuar që ky ambient shpeshherë edhe të ndotet dhe për pastrimin e tij të mos kujdeset askush”, thotë ky qytetar.

Autoritetet komunale tash se fundi arsyetohen se nuk mund të bëjnë investime në ketë pjesë për shkak se në shkembinjet e thepisur të Ujëvarave të Mirushës, gjendet edhe shpella e quajtur “ Kisha e Vetmisë” që sipas Planit të Ahtisarit është shpallur zonë mbrojtëse dhe atë e ka vlerësuar si kishe ortodokse ani pse vendorët dhe historianët vlerësojnë se ajo është kishe shqiptare. “Aty, tashme është shpallur zonë e mbrojtur sipas Planit të Ahtisarit dhe se çdo ndërhyrje duhet konsultuar me planin e presidentit Ahtisari. “ Kjo pjesë duhet të ketë një qasje me serioze nga qendra, kemi dashur të ndërmarrim një iniciative për rregullimin të paktën të rrugës por menjëherë do të lulëzojnë ndërtimet e lokaleve hoteliere të cilat sigurojnë lejen në qendër dhe behët kaos”, thotë Bashota. Por tash gjërat për investime në pjesën ku janë ujëvarat janë vështirësuar edhe me shumë pasi qe është zonë e mbrojtur dhe nuk mund të intervenohet.

Pas përfundimit të  hartimit  të  draftit të parë të Planit Hapësinor për zonën “ Ujëvarat e Mirushës”, Monument të Natyrës më Rëndësi të Veçante, MMPH, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, ka nisur shqyrtimin publik të këtij dokumenti në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësueses të institucioneve qendrore, lokale, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe ekspertëve të kësaj fushe. Ndërkohë Klina, që ka hisen me të madhe të pronës të Ujëvarat, as që është ftuar në nisje të këtij debati. “ Ne nuk kemi qenë të ftuar si drejtori”, ka konfirmuar drejtori i Urbanizmit në Klinë, Zeqir Morina. Ndërkohë as nënkryetari i Komunës së Klinës, Zenun Zeqa, nuk është në dijeni për një gjë të tille. “ Tash e mora vesh për një gjë të tille”, ka pohuar Zeqa, të mërkurën pasdite. Ai, tregon se është shumë me rëndësi që të behët diçka atje ngase ky vend që paraqet një bukuri të rralle natyrore nuk është në gjendje të kënaqshme. Edhe drejtori për Kadastër e Gjeodezi, Mark Buzhala, thotë të mos jetë ftuar në debatin e MMPH-së. Ndërkohë, në debatin e mbajtur, të mërkurën në Prishtinë, sipas Komunikatës së Zyrës për Informim së MMPH-së,  Arben Çitaku, sekretari i përgjithshëm i MMPH-së, ka ftuar të gjithë bashkërisht, me propozimet e tyre, vërejtjet dhe sugjerimet, të kontribuojnë që dokumenti të marrë formën finale para se të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim. Në atë takim ndër të tjera, është thënë se qëllimi parësorë është  ndalimi i zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë parkun, ri definimi i vijës kufitare të parkut, investimet dhe zhvillimet e ardhshme që duhet  të realizohen sipas planit. Qëllimi tjetër i hartimit të këtij dokumenti është se Ujëvarat e Mirushës të kenë  vlera unike të trashëgimisë natyrore ,kombëtare dhe kulturore, të jenë të mbrojtura dhe të  shfrytëzuara në mënyrë racionale si dhe të ketë  zhvillim të  turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal. Drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi. Ka pohuar se dokumenti i ka kaluar të gjitha fazat e parapara me ligjet në fuqi, dhe njëkohësisht paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile. Në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit,  donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që në atë zonë të investohen rreth 30 milion euro. Për me tepër, Ujëvarat e Mirushës, janë shpallur zonë turistike me vendimin e Kuvendit Komunal të Klinës, muaj me parë. Ky lokacion në të cilin hise pronësore kanë edhe komunat Malishevë e Rahovec e në të cilin nuk është bërë asnjë investim i vogël, tashme është shpallur zonë turistike. Vendimi i Kuvendit Komunal të Klinës, ka ardhur vetëm pasi qe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kishte propozuar tre zona të mundshme turistike në ketë komunë, qytetin e Klinës me rrethinë, Mirushën dhe Luginën e Drinit, ndërsa Kuvendi është përcaktuar për të dytën- Ujëvarat e Mirushës. MTI-ja, saktësisht departamenti i Turizimit, i kishte dërguar një shkrese Kuvendit Komunal dhe i kishte kërkuar një vendim në ketë drejtim për të mundësuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në ketë komunë. Shpallja e zonës turistike e kësaj pjese, do të mundësoj hartimin e planit rregullativ të asaj zone, krijimin e parakushteve për zhvillim të turizmit të planifikuar, të qëndrueshëm dhe investimeve në turizëm. Gjithashtu do të mundësohet edhe ndërprerja e investimeve të paplanifikuara, ruajtjen e kujdesit institucional për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që ka zona turistike, vetëdijesimin e popullatës lokale për rëndësinë e zhvillimit të turizmit, krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, zbutjen e rasteve sociale dhe krijimin e mundësive për shfrytëzimin e potencialeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore për qëllime të ekonomisë turistike e tjera. Drejtoria për kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, ka identifikuar edhe parcelat e kësaj zonë që janë shoqërore dhe private. Parcelat janë të fshatrave Volljakë, Dush dhe Sferkë të tre këto lokalitete të Komunës së Klinës me mbi 100 hektarë. Në ketë zonë, 13 vite pas përfundimit të luftës nuk është bërë qoftë një investim i vogël. Megjithëse Klina ka pasur një projekt për asfaltimin e rrugës, ai ka mbetur vetëm në letër. Së fundi është rregulluar një rrugë me zhavorr nga fshati Llapqevë i Malishevës deri të ujëvarat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here