UEFA nesër shqyrton kërkesën për anëtarësim të Kosovës,Federata serbe shqetësohet

0

Paralajmërimi i UEFA-s se në mbledhjen e nesërme të Komitetit Ekzekutiv në Maltë do ta shqyrtojë anëtarësimin e Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Ivan Çurkoviq, i ngarkuar me sektorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj federate sa i përket çështjes së Kosovës nuk ndryshon. Megjithatë, ai ka thënë se jo gjithçka vendoset në forumet sportive në raste të tilla.
“Dihet fare mirë se çfarë mendon dhe vepron FSS-ja në rastet e tilla. Pranimi i të ashtuquajturit shtet i Kosovës në UEFA e FIFA nuk vjen në shprehje. Dua të theksoj po ashtu se UEFA është shumë rigoroze dhe konkrete kur njerëzit nga Kosova paraqiten me këtë kërkesë. Qëndrimi i njerëzve në shtëpinë e futbollit, me sa di unë, është i pandryshuar: nuk ka anëtarësim në UEFA derisa OKB-ja të mos e pranojë Kosovën si anëtare të saj”, ka thënë Çurkoviq për të përditshmen serbe “Novosti”.

Mirëpo, ai rikujton një detaj të rëndësishëm në këtë proces. “Diçka ndodh edhe larg opinionit publik. Në fakt, ne nuk e dimë se çfarë konkretisht është pjesë e bisedimeve në nivelin politikë në Bruksel dhe në vende tjera”, ka shtuar Çurkoviq duke rikujtuar njërën prej pikave të marrëveshjes së vitit të kaluar në Bruksel, sipas të cilës Serbia dhe Kosova kanë marrë për obligim që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat sportive dhe kulturore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here