UEFA mund ta përjashtojë Kroacinë për shkak të Hitlerit

0

Në stadiumin Poljud, në ndeshjen kualifikuese mes Kroacisë dhe Italisë, është parë një skandal i paparë, që ka tronditur botën e futbollit.

Në barin e stadiumit, nga tifozët kroat, është bërë shenja e nazistëve, foto të cilat tani janë përhapur gjithandej, e poashtu po komentohen shumë.

Në pjesën parë të ndeshjes, mirëmbajtësit e stadiumit janë mundur ta largojnë shenjën, por ka qenë e pamundur, pasi që ajo vërehej përsëri.

Drejtuesit e futbollit kroat, tani janë të informuar për atë që mund t’i pret, ku rrezikohen edhe të suspendohen nga garat e UEFA-s, duke u përjashtuar nga garat kualifikuese, edhe pse prijnë në grup me 14 pikë.

“Unë shpresoj se UEFA do të ketë mëshirë për ne”, tha Domagoj Vida, zyrtarë i lartë i federatës së Kroacisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here