UEFA e fal Fejnordin që e dogji Romën, jo edhe Shqipërinë që e rrahën në Beograd

0

UEFA nuk mori masë ndëshkimore ndaj klubit të Fejnordit në Europa League, pavarësisht se tifozët holandezë dogjën sheshet historike të Romës.

Më parë Shqipëria u ndëshkua nga Federata europiane e futbollit si fajtore për ngjarjet që ndodhën në Beograd më 14 tetor, me arsyetimin se hodhi dronin provokues, një objekt fluturues që nuk pati autor dhe zyrtarisht nuk ka ende një autor, ndërsa më pas ndodhi dhënia e pikëve në tavolinë për serbët me arsyetimin bajat se Shqipëria refuzoi të luajë futboll, në një kohë që bota mbarë e pa me sy dhe e dëgjoi me veshë çfarë situate ishte atë mbrëmje në Beograd, ku rrezikohej jeta e sportistëve.

UEFA është tërësisht e njëanshme në qëndrimet e saj dhe funksionin tërësisht me dy standarde kur është fjala për të luajtur rolin e saj politik në kuadrin europian. Vendet e vogla kanë pak hapësirë dhe nëpërkëmben, ndërsa të mëdhatë ruajnë ekuilibrat e tyre pa u hyrë gjemb në këmbë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here