Udhëheqja e Orhangazit ka ardhur nga Turqia të festojë bashk me Malishevën

0

Në Malishevë, po qëndron për një vizitë tri ditore, një delegacion nga Komuna e Orhangazit në Turqi, ka njoftuar Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës. Delegacioni turk i përbërë nga 8 persona, udhëhiqet nga kryetari Komunës së Orhangazit, Neşet Çağlayan, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe zyrtar të komunës, nga Asambleja Komunale dhe nga komuniteti i biznesit.

Delegacioni turk, po qëndron në Malishevë, me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me qëllim të pjesëmarrjes në shënimin e 16 vjetorit të çlirimit të Malishevës.

Delegacioni nga Orhangazi, sot është pritur nga kryetari Begaj, dhe do të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve, me rastin e shënimit të ditës më të madhe për Malishevës, 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here