UÇK, Rahovec: Pati ndërhyrje arbitrare në listat e dëshmorëve dhe veteranëve

0

Komanda e Batalionit të Parë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” nga Rajoni i Rahovecit ka dalë sot me një reagim ku kërkohet rishikimi i listave të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së fundit për lirinë e Kosovës. Sipas këtij reagimi në këto lista ka patur ndërhyrje arbitrare nga jashtë. “Ish- drejtuesit e këtij batalioni kanë përpiluar listën e pastruar nga parregullsitë dhe kjo listë do të dërgohet në Komisionin qendror për verifikim. Ndërhyrjet nga jashtë nga persona të papërgjegjshëm duhet të eliminohen sa më parë dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë ndërhyrje”, është theksuar në reagim.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin:

KOMANDA E BATALIONIT TË PARË TË BRIGADËS 124 “GANI PAÇARIZI” KËRKON RISHIKIMIN E LISTAVE TË DËSHMORËVE DHE VETERANËVE TË LUFTËS
Në listë pati ndërhyrje pas verifikimit nga komisioni lokal-fajtorët para përgjegjësisë.
Publikimi i listës së veteranëve të luftës të Batalionit të Parë të Brigadës 124 të UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, ka shkaktuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi të shumta. Ish komandanti i këtij batalioni Lulzim Krasniqi ndjehet i ofenduar rëndë me disa ndërhyrje të personave jokompetent, të cilët edhe pas verifikimeve të bëra kanë ndërhyrë, duke futur në listë njerëz që nuk e meritojnë statusin e veteranit. Po ashtu komanda e këtij batalioni, në një takim polemizues që pati me ish-strukturat drejtuese në Krushë të Madhe, shpreh mospajtimin edhe me listën e dëshmorëve, si dhe kategorizimin jo adekuat të pjesëtarëve të këtij batalioni. Këta ish drejtuesë të UÇK-së kanë konstatuar se në lista është ndërhyrë në mënyrë arbitrare pas verifikimeve të bëra nga ana e komisionit, duke e vënë në pikëpyetje edhe besueshmërinë e listës së veteranëve. Në këtë takim u tha se korniza aktuale ligjore është e tillë që shkakton shumë pakënaqësi e mospajtime, por kjo nuk duhet t’i atribuohet komisionit të verifikimit, që i është përmbajtë këtij ligji. Prandaj, kërkohet që të rishikohet kjo listë, duke hequr dyshimet nëse ndërhyrjet janë bërë nga Komisioni qeveritar apo ndonjë individ i papërgjegjshëm, duke prekur në dinjitetin e vetë anëtarëve të komisionit verifikues lokal.
Kjo komandë, si edhe në vazhdimësi, në parim nuk pajtohet edhe me listat e dëshmorëve (qëndrim ky i njohur edhe për komisionin qeveritar), por duke e parë peshën e kësaj kategorie sqarimet do t’i kërkojë brenda kornizës ligjore. Ish- drejtuesit e këtij batalioni kanë përpiluar listën e pastruar nga parregullsitë dhe kjo listë do të dërgohet në Komisionin qendror për verifikim. Ndërhyrjet nga jashtë nga persona të papërgjegjshëm duhet të eliminohen sa më parë dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë ndërhyrje. Po ashtu kërkohet që ish-komandantët e batalioneve dhe njësiteve të UÇK-së të Brigadës 124 të bashkëpunojnë dhe të reagojnë pozitivisht për të mos lejuar nëpërkëmbjen e historisë së luftës së UÇK-së në rajonin e përgjegjësisë së kësaj Brigade.
Në emër të komandës së batalionit, Lulzim Krasniqi, K-dant i Batalionit të I-rë të Brigadës 124”Gani Paçarizi” të ZOP.

045/ 88 46 07

email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here