UÇG merr përsipër sulmin në stacionin policor në Goshincë

0

Portali informativ maqedonas “Fokus” dhe portale të tjera publikuan një komunikatë ku thuhet se përgjegjësinë për incidentin dhe sulmin e armatosur në postën policore në Goshincë e mori organizata radikale “Ushtria Çlirimtare e Gruevskit”.

“Sot me qëllim që të shpëtojmë zotëriun Gruevski nga sulmet që ndaj tij për çdo ditë i bën fshatari Zaev, dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit në tema krejtësisht tjera, ne të dëgjueshmit e ndershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Gruevski kemi kryer sulmin ndaj stacionit policor në Goshincë, ku gjetëm disa njerëz të mbuluar me batanije të Armatës ish-jugosllave dhe pasi që i lidhëm duart, i morëm armët dhe i goditëm me pesë gjashtë shuplaka, një gjest për të cilin nuk shkohet në burg, por bëhet fjalë vetëm për vepër kundërvajtëse dhe jo penale”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e publikuar më tej thuhet se më tej askush nuk guxon të dëgjojë bombat e Zaevit në youtube, sepse do të arrestohet dhe do të përfundoj në hendek.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here