Ua shohin sherrin fotografive dhe videoincizimit

0

PEJË, 7 QERSHOR – Publikimi i disa fotografive dhe një videoincizimi në të cilën janë parë duke mbajtur dhe duke shkrepur me armë u ka kushtuar dy qytetarëve të Pejës me arrestim. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë me dije se me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata janë kontrolluar lokacionet e banimit të këtyre qytetarëve por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Megjithatë të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here