U zgjua nga gjumi dhe zbuloi se po e përdhunonin

0

Një nënë e re ka rrëfyer momentin kur u zgjua dhe gjeti fqinjin e saj duke e përdhunuar, teksa e filmonte aktin e tmerrshëm me celularin e tij.

Jessica McDonald e cila e ka anashkaluar të drejtën e saj për të mbetur anonime, e gjeti veten tërësisht të zhveshur dhe zbuloi se shoku i saj, Glen Mills, ndodhej mbi të pasi u zgjua në shtratin e tij.

Mills përdori fleshin e telefonit për të bërë video dhe foto, ndërsa mamaja 22-vjeçare ishte në gjumë pasi kishte pirë paksa.

22-vjeçarja nga Newcastle, tha se i bërtiti Mills që të zbriste dhe u përpoq ta shtynte tutje por ai i refuzoi lutjet e saj. Sot, pasi abuzuesi i saj u dënua me gjashtë vjet burg, ajo foli hapur në mënyrë që të ndihmojë viktimat e tjera.

“Jam e lumtur se ai ndodhet në burg dhe nuk ka mundësi që t’i bëjë keq dikujt tjetër. Po pres për një 2016 më të bukur dhe pa të tilla probleme”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here