U zbulua Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë të KFOR-it

0

Në Prishtinë sot u zbulua pllaka Përkujtimore në nderim të 42 ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë, dhjetë vjet më parë.

Ngritja e Pllakës përkujtimore për ushtarët sllovakë, e vendosur në Parkun e Qytetit në Prishtinë, u bë me iniciativën e Presidentes Jahjaga.

Zbulimin e saj e bënë Presidentja Jahjaga dhe Miroslav Lajčák, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, si dhe mysafirë të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here