U varrosën katër pjesëtarët e familjes Shala që vdiqën mbrëmë në aksident

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në aksidentin që ndodhi në fshatin Mramor në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në fshatin Ponesh të Gjilanit, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 3 people, people standing, sky, grass, outdoor and nature
Image may contain: 3 people
Image may contain: 5 people, people standing, wedding and suit

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here