U varros vajza që vdiq në një aksident në Kroaci

0

Fshati Tërpezë e Poshtme sot kishte mort, pasi sot u bë varrimi i 15 vjeçares Fjolla Krasniqi, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Familja e Xhavit Krasniqit ishte duke u kthyer në Slloveni pas pushimeve dimërore që i bënë në vendlindje. Por fatkeqësisht ata janë përfshirë në një aksident, në Otocci të Kroacisë ku ka mbetur e vdekur Fjolla 15 vjeçare, u lëndua rëndë motra e saj 6 vjeçare e cila ende është e shtrirë në një spital në Kroaci, po ashtu të lënduar mbetën edhe prindërit dhe vëllai i Fjollës të cilët janë kthyer në vendlindje.

MalishevaPress mëson se dera e familjes Krasniqi është e hapur deri të dielën për ngushëllime.

fjolla

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here